Agim Ademi do të qëndrojë në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës edhe për katër vitet e ardhshme, pasi mori sërish besimin e plotë të delegatëve të futbollit kosovar.
Në Kuvendin zgjedhor, delegatët i dhanë Ademit mandatin e tretë radhazi për ta udhëhequr federatën deri në vitin 2030. Ai ishte kandidati i vetëm për postin e kryetarit.
Procesi i votimit u zhvillua pa asnjë dilemë, me 52 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, çka konfirmon mbështetjen unanime për vazhdimin e udhëheqjes së tij.
Gjatë këtij kuvendi u miratuan edhe disa pika të tjera të rendit të ditës, përfshirë edhe buxhetin e Federatës së Futbollit të Kosovës për vitin 2026, i cili pritet të jetë rreth 26 milionë euro.








