Një aeroplan ushtarak gjerman i nisur nga Berlini në mëngjes, i cili pritej të aterronte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka qëndruar mbi pesë orë në ajër pa mundur të zbresë për shkak të kushteve të vështira të dukshmërisë.
Sipas gjurmuesit të fluturimeve Flightradar24, aeroplani ka qëndruar gjatë në qiellin mbi territorin e Maqedonisë Veriore dhe ka kryer manovra rreth Sllatinës. Ora 15:10 shënoi ende ndodhej në ajër, duke mos arritur të aterrojë në destinacion.
Driton Ujkani nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) bëri të ditur se aeroplani nuk kishte personel të certifikuar për aterrim në dukshmëri të ulët, duke e bërë të pamundur uljen në Prishtinë. Ai shtoi se fluturimet e tjera në aeroport po zhvillohen normalisht.
Përveç monitorimit në Flightradar24, Aeroporti ende nuk kishte dhënë një përgjigje zyrtare mbi situatën gjatë kohës së incidentit. Në përfundim, aeroplani u detyrua të aterronte në Aeroportin e Shkupit për të siguruar një ulje të sigurt. /Gjurmuesi/







