Çka pritet të ndodhë në takimet e Trumpit me Zelenskyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë?

Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të zhvillojë nesër takime të ndara me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, Bëhet e ditur se në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme. Takimi me Netanyahun pritet të përqendrohet te lufta me Iranin, përparimi i…

Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të zhvillojë nesër takime të ndara me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë,

Bëhet e ditur se në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Takimi me Netanyahun pritet të përqendrohet te lufta me Iranin, përparimi i negociatave me Libanin dhe përpjekjet për zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit.

Trump ka pranuar se mes tij dhe Netanyahut ekzistojnë disa dallime sa i përket Iranit, por ka theksuar se dy liderët mbeten të afërt në qëndrimet e tyre.

“Ne kemi një dallim të vogël, por jemi shumë afër”, deklaroi Trump para gazetarëve, raporton CNN.

Ndërsa në takimin me presidentin ukrainas, pritet të diskutohet procesi i paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se “tani është koha për t’i dhënë fund luftës”.

Trump gjithashtu komentoi deklaratën e Zelenskyt se Rusia po i ofron Iranit informacione inteligjence për bazat ushtarake amerikane, duke thënë se nuk beson se një gjë e tillë po ndodh në një nivel të lartë.

Nesër, Netanyahu dhe Zelensky do të jenë gjithashtu në Uashington për të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey Graham.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports