Panelet solare në Kramovik: Ndërtimi nis 2 muaj pas afatit për përurim (VIDEO)

Projekti i nisur më 2024, u parapa që shiriti t’i pritej në maj të 2026. Por Kramoviku i Rahovecit, 2 vjet e 2 muaj më vonë, ende s’ka asnjë panel solar, projekt ky që Ministria e Ekonomisë bashkë me përfituesit, e nënshkroi kontratën atëbotë, raporton Klan Kosova. Tek javën e kaluar, betoni u hodh e…

Projekti i nisur më 2024, u parapa që shiriti t’i pritej në maj të 2026.

Por Kramoviku i Rahovecit, 2 vjet e 2 muaj më vonë, ende s’ka asnjë panel solar, projekt ky që Ministria e Ekonomisë bashkë me përfituesit, e nënshkroi kontratën atëbotë, raporton Klan Kosova.

Tek javën e kaluar, betoni u hodh e shiriti për nisjen e punimeve u pre, për çka e para e dikasterit, Artane Rizvanolli, thotë se ishte optimiste se do ndodhte.

Ndonëse ministrja nuk foli për vonesat e centralit fotovoltaik prej 105 megavatësh, për monitoruesit e qeverisë, kjo tregon paqartësi institucionale.

Për një ekspert të energjetikës, nëse kjo do të realizohej me kohë, vendi do ruante buxhetin.

Televizioni ka dërguar pyetje të operatori i kontraktuar “Orllati Grup” e edhe te ministria për vonesat dhe shkakun e saj, po që të njëjtit nuk kthyen përgjigje.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *