Beqiri: LDK nuk është pronë private, duhet Kuvend zgjedhor dhe lidership i ri

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda partisë, duke kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në të gjitha nivelet organizative. Beqiri theksoi se LDK-ja ka një traditë politike sipas së cilës kryetari i partisë merr përgjegjësinë pas humbjes së zgjedhjeve, duke lënë të kuptohet se…

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda partisë, duke kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në të gjitha nivelet organizative.

Beqiri theksoi se LDK-ja ka një traditë politike sipas së cilës kryetari i partisë merr përgjegjësinë pas humbjes së zgjedhjeve, duke lënë të kuptohet se edhe kryetari aktual, Lumir Abdixhiku, duhet të veprojë në të njëjtën mënyrë.

“Është krijuar një standard në LDK, kur i humb zgjedhjet kryetari lëshon rrugë si përgjegjësi kryesor e pastaj edhe të tjerët. LDK duhet të shkojë në zgjedhje të reja në të gjitha nivelet. LDK nuk është pronë private. LDK është e qytetarëve të Kosovës, e anëtarëve të saj; është aset kombëtar”, ka deklaruar Beqiri.

Reagimi i tij vjen në kohën kur brenda LDK-së janë intensifikuar kërkesat për mbajtjen e një Kuvendi të ri zgjedhor.

Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se, pas deponimit të nënshkrimeve nga një grup delegatësh për thirrjen e Kuvendit të ri zgjedhor, ka autorizuar sekretariatin e partisë që të nisë përgatitjet për organizimin e tij.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports