Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, Gregoire Cuvelier. Në komunikatën për media thuhet se duke e vlerësuar lart shërbimin..

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës, Gregoire Cuvelier.

Në komunikatën për media thuhet se duke e vlerësuar lart shërbimin e ambasadorit Cuvelier përgjatë tre vjetëve në Kosovë, Kurti e ka falënderuar atë për bashkëpunimin e mirë dhe kontributin në kultivimin dhe siç thuhet, forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella ndërmjet dy shteteve.

Në takim u diskutua për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës, e po ashtu “për ekonominë, zhvilimin, rritjen dhe mundësitë për shtim të investimeve në Kosovë”.

“Duke i uruar suksese në angazhimet e reja, kryeministri Kurti i tha ambasadorit Cuvelier se do të jetë gjithmonë i mirëseardhur në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.v

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *