Forcat amerikane “filluan një raund të ri sulmesh kundër Iranit”, sipas një postimi të Komandës Qendrore të ShBA-së në X.
“Sulmet kishin për qëllim të vazhdonin degradimin e kapaciteteve iraniane të përdorura për të sulmuar anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit”, tha ushtria amerikane, raporton Sky News.
Komanda Qendrore, dega e ushtrisë amerikane që mbulon Lindjen e Mesme, konfirmoi gjithashtu se bllokada amerikane e porteve iraniane ka rifilluar.














