Një nënë ka arritur të tejkalojë parashikimin e rëndë të mjekëve, pasi fillimisht iu tha se kishte vetëm tre vite jetë për shkak të një diagnoze agresive të kancerit të gjirit. Por së fundmi, mjekët kanë bërë të ditur se nuk ka më dëshmi të sëmundjes në trupin e saj.
Claire Webb ishte vetëm 32-vjeçe dhe po kujdesej për djalin e saj dyvjeçar, Teddy, kur mori lajmin tronditës. Gjithçka nisi pas një incidenti të zakonshëm në një qendër lojërash për fëmijë, ku një goditje në gjoks i shkaktoi një ënjtje të pazakontë, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Pas disa analizave dhe ekzaminimeve, Claire u diagnostikua me kancer gjiri të fazës së katërt, i cilësuar nga mjekët si “shumë agresiv”.
Përveç diagnozës së rëndë, asaj iu tha se mund të mos arrinte ta shihte të birin të fillonte shkollën pas tre vitesh.














