Një person bie nga shkëmbi gjatë mbledhjes së çajit në malin e Gopeshit

Një person ka mbetur i plagosur rëndë pasi është rrëzuar nga një shkëmb në një zonë malore të Maliqit. Ngjarja ka ndodhur pak më parë..

Një person ka mbetur i plagosur rëndë pasi është rrëzuar nga një shkëmb në një zonë malore të Maliqit.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë në malin e Gopeshit, në njësinë administrative Moglicë. Sipas raportimeve të Top Channel, i lënduari, banor i Gramshit, kishte shkuar në zonë për të mbledhur çaj mali, kur dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar aksidentalisht nga një shkëmb, transmeton Klankosova.tv.

Alarmi është dhënë nga një banor i zonës, i cili ka njoftuar menjëherë policinë. Në vendngjarje janë nisur grupi hetimor dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe nxjerrjen e të plagosurit nga terreni i vështirë.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *