Pezeshkian: Programi raketor i Iranit s’është pjesë e marrëveshjes me SHBA-në

Presidenti Iranian, Masoud Pezeshkian ka deklaruar të martën se raketat e Iranit nuk janë pjesë e memorandumit të mirëkuptimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës…

Presidenti Iranian, Masoud Pezeshkian ka deklaruar të martën se raketat e Iranit nuk janë pjesë e memorandumit të mirëkuptimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se një çështje e tillë as nuk do të diskutohet ndonjëherë.

“Diskutimi mbi raketat tona nuk ekziston në Memorandumin e Mirëkuptimit dhe nuk do të ekzistojë kurrë,”, ka thënë Pezeshkian gjatë një konference për shtyp në Pakistan.

Ai e ka mbrojtur programin raketor të Iranit si thelbësor për mbrojtjen kombëtare.

“Nëse nuk do t’i kishim raketat që përdorim për mbrojtjen tonë, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara do ta kishin shkatërruar Iranin,”, ka shtuar ai.

Pezeshkian i ka bërë këto komente gjatë një vizite në Islamabad, ku ka zhvilluar bisedime me zyrtarë pakistanezë mbi lidhjet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara publikuan tekstin zyrtar të memorandumit të mirëkuptimit të arritur me Iranin.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports