Historia është një tapiceri me gjysmë të vërteta dhe folklor

Vini re! Vini re! Një tjetër “fakt historik” është rrëzuar! Sipas një kërkimi që shpërthen flluskat – kryer nga Muzeu Gjerman i Historisë së Mjekësisë – imazhi i frikshëm i mjekut me maskën me sqep, gjatë Murtajës së Zezë, në fakt është një mit.

Kjo nuk është hera e parë që trillimet e tilla janë ngulitur si fakte në imagjinatën publike. Njohuria jonë për të kaluarën është e mbuluar me shtresa të panumërta gjysmë të vërtetash dhe me folklor, të romantizuara përmes pikturave madhështore dhe poezisë epike.

Ndoshta më i madhi ndër të gjithë: Vikingët mbanin helmeta me brirë. Nuk ka asnjë dëshmi bashkëkohore për këtë. Ideja lindi shumë shekuj më vonë, me ciklin e operave Unaza të Richard Wagnerit, të frymëzuara nga personazhet e sagave nordike. Në vitet 1870, stilisti i kostumeve, Carl Emil Doepler – me shije për dramë të madhe – krijoi helmeta me brirë madhështorë, të denjë për një lopë malore. Kështu, në imagjinatën publike një gënjeshtër u kthye në fakt.

Një tjetër trill është se Napoleoni ishte i shkurtër. Në të vërtetë, ai ishte mbi gjatësinë mesatare dhe ndoshta më i gjatë se Nelsoni [admirali anglez Horatio Nelson]. Në vitin 1815, një kapiten anglez e përshkroi atë si “një burrë jashtëzakonisht i fuqishëm, i ndërtuar mirë”. Atëherë, nga erdhi ideja për shtatin e tij të shkurt? Nga satirat thumbuese të grafistëve londinezë si James Gillray dhe Thomas Rowlandson. Puna e tyre kishte shumë ndikim – madje ishte “çmenduri e vërtetë” kur një karikaturë e re shfaqej në dritaret e dyqaneve të Pikadilit, duke shkaktuar një histeri të ngjashme me atë bitëlmanisë.

Duke u ushqyer nga ankthi i Luftërave të Napoleonit, ata krijuan një personazh të ri, fiktiv – “Boni i Vogël”, një fëmijë histerik. Aq i vogël ishte, saqë fshihej pas kapelës së tij gjigante me pupla dhe mezi qëndronte ulur në karrige me këmbët që i lëkundeshin lirshëm. Kjo fushatë propagandistike ishte aq efektive saqë, edhe sot, në imagjinatën popullore ne mendojmë për karakterin gilraik [të krijuar nga James Gillray], jo për vetë njeriun [Napoleonin].

Një vit pas vdekjes së Napoleonit, në vitin 1822, Mbreti George IV bëri një vizitë në Edinburg – vizita e parë e një monarku në veri në 172 vjet. Ishte një ekstravagancë luksoze, e organizuar nga Sir Walter Scott, “një skenë që i tejkalonte të gjitha triumfet e kohëve të lashta apo moderne”.

Një moment kyç ndodhi kur Mbreti George veshi rrobat malësore – një fustanellë me kuadrate [tartan kilt], çuditërisht të shkurtër, i kombinuar me çorapet rozë për të fshehur këmbët e zbuluara. Edhe pse fustanella ishte veshur nga klanet skoceze që nga shekulli XVI, spektakli i Scottit popullarizoi një ide romantike të identitetit kombëtar skocez – ndihmuar nga letërsia e tij, me përshkrime të fustanellës, veshjeve malësore dhe peizazheve të bukura.

Shumë keqkuptime rezultojnë nga keqkuptimi i dëshmive të mbetura. Zbulimi i rrënojave greke dhe romake – ato blloqe të zhveshura prej guri – bëri që paraardhësit tanë ta perceptonin botën e shumëngjyrtë klasike si një pamje të zbehtë bardhezi. E njëjta gjë mund të thuhet për Mesjetën.

Me kalimin e shekujve, ngjyrat në arkitekturën mesjetare janë zbehur, dhe ne paramendojmë se ishin pa dekorime. Por, një kështjellë mesjetare ishte plot ngjyra, e mbuluar me modele vibrante. Interierët e tillë – të rikrijuara së fundmi në Kalanë e Norviçit – janë të ndritshme për shijen moderne, duke u përplasur me idetë tona të botëve të imagjinuara mesjetare.

Larg së qenit i gdhendur në gur, kuptimi ynë për të kaluarën është në ndryshim të vazhdueshëm, i ridrejtuar nga kostumet e operave apo karikaturat satirike. Por, këtu qëndron rëndësia e hetimit historik: të shthurësh dhe të qepësh sërish shumë fije të një tapicerie që ndryshon gjithnjë. Siç demonstrohet nga Muzeu Gjerman i Historisë së Mjekësisë, historia nuk është kufomë, por diçka e gjallë dhe aktive. Nuk ka nevojë për mjekë të murtajës këtu.

  • Të ngjashme:

    Zbulohen gjurmë të një vendbanimi arkeologjik në zonën e Lushnjës
    • March 10, 2026

    Në zonën e quajtur Kodra e Pusit, pranë fshatit Murizë në Peqin, kanë nisur gërmime arkeologjike shpëtimi që po zhvillohen nga arkeologët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim…

    Vazhdo lëximin...
    Kurti vlerëson kineastet e Kosovës për sukseset në skenën ndërkombëtare
    • March 9, 2026

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur vlerësim për kontributin që gratë kineaste nga Kosova po japin në industrinë e filmit, duke theksuar se puna dhe arritjet e tyre po…

    Vazhdo lëximin...

    Ke humbur:

    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    • March 10, 2026
    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    • March 10, 2026
    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    • March 10, 2026
    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    • March 10, 2026
    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    • March 10, 2026
    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

    • March 10, 2026
    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës