Hulumtimet tregojnë se mbipesha tek gratë është e zakonshme ndërmjet moshës 40 dhe 65 vjeç, por mos u shqetësoni – ka lajme të mira
Humbja e peshës është një sfidë e vërtetë, por pas të dyzetave ajo mund të marrë një kuptim krejtësisht të ri. Ndryshimet hormonale, metabolizmi më i ngadalshëm dhe mungesa e kohës për ushqim të rregullt e ushtrime, e bëjnë trupin të duket sikur “punon kundër jush”.
Nutricionistët thonë se ekziston një mjet i fuqishëm që mund t’ju ndihmojë në këtë betejë, mbajtja e një ditari ushqimor.
Mbajtja e ditarit ushqimor ndihmon në kontrollin e porcioneve
Në një botë ku porcionet e ushqimit po bëhen gjithnjë e më të mëdha, është shumë e lehtë të konsumoni më shumë kalori sesa mendoni. “Meqë humbja e peshës kërkon deficit kalorik, është mirë të përdorni një mjet për ndjekjen e ushqimit, në mënyrë që të kuptoni më mirë sa kalori konsumoni çdo ditë”, shpjegon nutricionistja Natalie Rizzo.
Ky mjet i thjeshtë ofron informacione thelbësore për sasinë e ushqimit që konsumoni dhe kur madhësia e porcioneve zvogëlohet, zvogëlohet automatikisht edhe numri i kalorive të futura.
“Matematika është matematikë. Shumë klientë të mi besonin se ‘hanin shëndetshëm’ dhe ‘bënin gjithçka si duhet’, por në fakt tepronin me ushqime ‘të shëndetshme’, gjë që sillte një tepricë të kalorive në total”, thotë nutricionistja Lauren Harris-Pincus.
Sigurisht, është e rëndësishme të konsumoni ushqim të shëndetshëm. Megjithatë, kur përpiqeni të humbni peshë, sasia mbetet po aq e rëndësishme sa cilësia. Edhe kur bëhet fjalë për ushqime të pasura me vlera ushqyese, është thelbësore të përqendroheni në madhësinë e porcioneve për të ruajtur një nivel të qëndrueshëm të kalorive,









