Andreas Wil Gerdes & Lumjana Shehu sjellin frymën e re të nomadizmit digjital në AllWeb Tirana

Një bisedë e hapur për inovacionin, sipërmarrjen, puna online dhe fuqizimin e të rinjve shqiptarë.

Kur flasim për inovacion, sipërmarrje dhe mënyra të reja jetese që bashkojnë punën me lirinë,AllWeb Digital Conference është skena ku idetë bëhen realitet.

Këtë 6 Nëntor, në sallën e konferencave të xhamisë Namazgjah, Tirana mirëpret një bashkëbisedim të veçantë meAndreas Wil Gerdes dhe Lumjana Shehu, dy personalitete që mishërojnë një mënyrë të re të tëmenduarit dhe të jetuarit:

INOVACION / NOMADËT DIGJITALË / SIPËRMARRJA / STARTUPE.

Andreas Wil Gerdes është një nga pionierët e lëvizjes globale të nomadëve digjitalë dhe një mendje vizionare në industrinë e telekomunikacionit. Ai ndërtoi kompaninë e tij të parë që në moshën 20 vjeçare, duke e shitur më vonë dhe duke kontribuar në atë që sot njihet si Orange PLC. Fitues i çmimit europian “Elite of the Future”, dhe i përfshirë në Financial Times – 101 Leaders of the New Economy, Andreas ka ndikuar në qindra sipërmarrës në mbarë botën. Pormbi të gjitha, ai preferon një tjetër titull: #father, një baba që promovon filozofinë “life-centric”, duke inkurajuar prindërit të rrisin fëmijë të lirë, kreativë dhe të lidhur me botën reale.

Në këtë bisedë me publikun shqiptar, Andreas sjell perspektivën e tij për mënyrën se sinomadizmi digjital dhe inovacioni në edukim mund të kthehen në avantazh për vendin tonë, si një mënyrë për të ndërtuar rininë e pavarur financiarisht dhe që mendon pa kufijë.

Lumjana Shehu, nga ana tjetër, përfaqëson energjinë e re të sipërmarrjes shqiptare. Si ish-emigrante që ka jetuar në Greqi, Kanada dhe SHBA, ajo e njeh fuqinë transformuese të aftësive digjitale. Sot, ajo drejton Luminade, një agjenci marketingu plotësisht online që bashkëpunon me shoqata jo fitimprurëse,, startup-e dhe liderë të mendimit global për të ndërtuar marka me ndikim. Në të njëjtën kohë, ajo udhëheq MaNaBu Movement Youth VA Program, një nismë qëfuqizon të rinjtë shqiptarë me aftësi për punë online, mentorim dhe pavarësi financiare.

Në këtë Fireside Chat, Andreas dhe Lumjana do të ndajnë histori reale, ide dhe shembuj praktikë se si nomadizmi, inovacioni dhe edukimi digjital mund të krijojnë një brez të ri profesionistësh të lirë, të pavarur dhe të aftë për të ndërtuar të ardhmen e tyre, nga Shqipëria për botën.

Fireside Chat: INSIGHTS ON INNOVATION, NOMADISM, ENTREPRENEURSHIP & STARTUPS

6 Nëntor 2025 / 9:00 / Namazgjah Mosque Complex, Tiranë.

  • Të ngjashme:

    Diskutohet rikthimi i gazit natyror në Kosovë, por mungesa e infrastrukturës mbetet pengesë
    • March 10, 2026

    Ideja për prodhimin e energjisë elektrike nga gazi natyror në Kosovë ka qenë e pranishme prej vitesh në diskutimet publike, por rrallëherë është shoqëruar me hapa konkretë institucionalë. Kohët e…

    Vazhdo lëximin...
    ATK: Rritje prej 22.6 milionë euro e të hyrave tatimore në dy muajt e parë të vitit
    • March 9, 2026

    Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se fillimi i këtij viti është shoqëruar me rritje të të hyrave nga tatimet. Sipas institucionit, trendi pozitiv gjatë dy muajve të…

    Vazhdo lëximin...

    Ke humbur:

    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    • March 10, 2026
    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    • March 10, 2026
    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    • March 10, 2026
    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    • March 10, 2026
    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    • March 10, 2026
    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

    • March 10, 2026
    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës