Qeveria në detyrë emëron Këshillin e Kosovës për Raportim Financiar

Qeveria në detyrë ka miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar. Vendimi u mor në mbledhje elektronike të ekzekutivit,..

Qeveria në detyrë ka miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar.

Vendimi u mor në mbledhje elektronike të ekzekutivit, transmeton Klankosova.tv.

Gjithashtu është miratuar kërkesa e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 122 mijë eurosh për financimin e projekteve kapitale “Renovimi i objektit të Qendrës së Panairit në Bërnicë” dhe “Regjistri për Pronarët Përfitues”.

“Miratuar vendimin për autorizimin e pagesës në shumën prej 154,000 euro (njëqind e pesëdhjetë e katër mijë euro), për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për rritjen e kuotës së kapitalit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *