‘Netët e Filmit Shqiptar’ në Kino Armata, më 3 nëntor vepra artistike e regjisores së njohur Xhanfise Keko

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë do të organizojë mbrëmjen e katërt të ciklit kulturor “Netët e Filmit Shqiptar”, të hënën, më 3 nëntor 2025, në Kino Armata, me fillim nga ora 19:00.

Në këtë mbrëmje do të shfaqet filmi artistik “Kur xhirohej një film” (1981), i realizuar nga regjisorja e njohur Xhanfise Keko, një nga figurat më të dashura të kinemasë shqiptare, transmeton Klankosova.tv

Ky cikël filmash, i cili do të zhvillohet deri në nëntor 2025, organizohet nga Ambasada shqiptare në Prishtinë në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe Kino Armata.

“Netët e Filmit Shqiptar” synojnë të sjellin për publikun e Kosovës një përzgjedhje të veçantë filmash nga autorë të njohur të kinemasë shqiptare, si Dhimitër Anagnosti, Saimir Kumbaro, Fehmi Hoshafi, Muharrem Fejzo dhe Xhanfise Keko.

Filmat do të shfaqen si për nxënësit e shkollave, ashtu edhe për publikun e gjerë filmdashës, duke ofruar një udhëtim në historinë dhe trashëgiminë e artit kinematografik shqiptar.

Hyrja do të jetë falas, ndërsa vendet janë të kufizuara.

Pjesëmarrja duhet të konfirohet deri më 3 nëntor 2025, ora 16:00, në adresën elektronike: [email protected]

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë mirëpret me kënaqësi të gjithë dashamirët e filmit shqiptar në këtë mbrëmje të veçantë, kushtuar trashëgimisë sonë kinematografike.

  • Të ngjashme:

    Zbulohen gjurmë të një vendbanimi arkeologjik në zonën e Lushnjës
    • March 10, 2026

    Në zonën e quajtur Kodra e Pusit, pranë fshatit Murizë në Peqin, kanë nisur gërmime arkeologjike shpëtimi që po zhvillohen nga arkeologët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim…

    Vazhdo lëximin...
    Kurti vlerëson kineastet e Kosovës për sukseset në skenën ndërkombëtare
    • March 9, 2026

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur vlerësim për kontributin që gratë kineaste nga Kosova po japin në industrinë e filmit, duke theksuar se puna dhe arritjet e tyre po…

    Vazhdo lëximin...

    Ke humbur:

    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    • March 10, 2026
    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    • March 10, 2026
    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    • March 10, 2026
    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    • March 10, 2026
    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    • March 10, 2026
    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

    • March 10, 2026
    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës