Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë, ndërsa të dhënat po publikohen në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar mbi 50 për qind e votave për kandidatët nga zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas rezultateve të deritanishme, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza kryeson listën e kandidatëve më të votuar të kësaj partie.
Më poshtë gjenden 20 kandidatët më të votuar të PDK-së deri në këtë fazë të procesit të numërimit:
- Bedri Hamza
- Përparim Gruda
- Arian Tahiri
- Uran Ismaili
- Sala Jashari
- Vlora Çitaku
- Ganimete Musliu
- Arben Mustafa
- Mërgim Lushtaku
- Enver Hoxhaj
- Rrahman Rama
- Jakup Nura
- Elmi Reçica
- Altin Krasniqi
- Besa Kabashi-Ramaj
- Eman Rrahmani
- Fadil Demaku
- Artan Behrami
- Bekim Haxhiu
- Blerta Deliu-Kodra














