Si po shkon procesi i numërimit të votave për kandidatë? (VIDEO)

Po vazhdon procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e 7 qershorit. Gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda, ka bërë të..

Po vazhdon procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda, ka bërë të ditur se procesi po zhvillohet në mënyrë transparente dhe se të dhënat janë të qasshme edhe përmes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas të dhënave të deritanishme, janë numëruar mbi 50 për qind e votave, ndërsa procesi po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit në mbarë vendin.

Nga KQZ-ja është bërë e ditur se numërimi pritet të zgjasë edhe disa ditë, pasi në proces janë gjithsej 38 Qendra Komunale të Numërimit, ku po bëhet verifikimi dhe numërimi i votave për kandidatët.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *