“Ishte vetëm pauzë”, KQZ mohon se ka rënë sistemi në QKN “1 Tetori” në Prishtinë

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka mohuar raportimet se ka pasur probleme me sistemin e rezultateve në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) “1 Tetori”..

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka mohuar raportimet se ka pasur probleme me sistemin e rezultateve në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) “1 Tetori” në Prishtinë.

Elezi për Klankosova.tv deklaroi se nuk ka ndodhur asnjë ndërprerje e platformës së rezultateve.

Ai sqaroi se është bërë vetëm një pauzë e shkurtër teknike, e nevojshme për zëvendësimin e disa kamerave në qendrën e numërimit.

“Nuk ka rënë platforma e rezultateve. Ka qenë një pauzë e shkurtër për shkak të nevojës për t’u ndërruar disa kamera”, deklaroi Elezi për Klankosova.tv.

Zëdhënësi i KQZ-së theksoi gjithashtu se procesi i numërimit në QKN “1 Tetori” po vazhdon normalisht dhe se funksionimi i sistemit të rezultateve nuk është ndërprerë në asnjë moment.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *