Kjo është pesëshja më e votuar e PDK-së në Ferizaj

Në Qendat Komunale të Numërimit po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit. Sipas rezultateve në platformën..

Në Qendat Komunale të Numërimit po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas rezultateve në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Komunën e Ferizajt, deri tash janë numëruar rreth 15 kuti nga 146 në total.

Nga këto numërime, janë pesë kandidatë të Partisë Demokratike të Kosovës që kanë siguruar më së shumti vota nga kjo komunë.

I pari është Bedri Hamza, që deri më tash ka marrë 756 vota, i pasuar nga Elmi Reçica me 700 vota, derisa Lulzim Aliu ka 577 vota nga këto kuti të numëruara.

Kurse, Arbanore Salihu me 562 vota dhe Rashit Qalaj me 443 vota e përmbyllin pesëshen e parë të PDK-së, kur janë numëruar rreth 10% e votave në komunën e Ferizajt.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *