Fenerbahçe pritet të finalizojë rikthimin e Vedat Muriqi pasi Aziz Yildirim fitoi zgjedhjet presidenciale të klubit.
Sipas raportimeve të mediave turke, ai kishte arritur një marrëveshje paraprake me sulmuesin kosovar gjatë fushatës zgjedhore dhe transferimi tani mund të hyjë në fazën përfundimtare.
Muriqi ka qenë një nga premtimet kryesore të Yildirimit gjatë garës zgjedhore.














