Preku zemrat e të gjithëve, nëna që rriti katër fëmijë kërkon ndihmë për mbijetesë, mobilizohen qytetarët (VIDEO)

Një grua ka telefonuar në emisionin “Hallakamë” në Klan Kosova FM, ku ka rrëfyer për gjendjen e rëndë ekonomike dhe kushtet e vështira në të..

Një grua ka telefonuar në emisionin “Hallakamë” në Klan Kosova FM, ku ka rrëfyer për gjendjen e rëndë ekonomike dhe kushtet e vështira në të cilat po jeton.

Ajo ka treguar se ka mbetur vetëm dhe pa përkrahje, ndonëse katër fëmijët e saj i ka rritur e vetme me shumë sakrifica.

Sipas saj, fëmijët nuk kujdesen më për të dhe madje i kanë thënë që të dalë në rrugë për të kërkuar lëmoshë.

Rrëfimi prekës i gruas ka ngjallur reagime të shumta tek dëgjuesit dhe qytetarët, të cilët kanë kontaktuar redaksinë e emisionit “Hallakamë” për të ofruar ndihmë dhe mbështetje financiare.

Falë solidaritetit të njerëzve, një shumë e parave të grumbulluara tashmë i është dorëzuar zonjës nga gazetari i Klan Kosova, Lorik Kajtazi.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports