“Plisat” të pikëlluar nga vrasja e “Radullës”: Dha gjithçka për qytetin, klubin e kombëtaren – në çdo kohë

Tifogrupi i FC Prishtinës, “Plisat” kanë reaguar pas vrasjes së sotme që ndodhi në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku i vdekur mbeti Agron..

Tifogrupi i FC Prishtinës, “Plisat” kanë reaguar pas vrasjes së sotme që ndodhi në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku i vdekur mbeti Agron Hajdari – i njohur si “Radulla”.

Përmes një postimi në Facebook, tifogrupi “Plisat” kanë shprehur ngushëllime për anëtarin e tyre, raporton KlanKosova.tv.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë anëtari ynë, Agron Hajdari, Radulla. Për më shumë se dy dekada ai ishte pjesë e pandashme e tribunës dhe Plisave, duke dhënë gjithçka për qytetin, klubin dhe Kombëtaren në çdo moment”, shkruhet në postimin e Plisave.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë anëtari ynë, Agron Hajdari, Radulla.

Për më shumë se dy dekada ai ishte pjesë e pandashme e tribunës dhe Plisave, duke dhënë gjithçka për qytetin, klubin dhe Kombëtaren në çdo moment.

Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë.
Ngushëllime më të sinqerta për familjen e tij, shokët dhe të gjithë Plisat.

Pusho i qetë Goni! ULTRAS NEVER DIE

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports