Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e Sanchezit

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Madrid për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez pas një sërë skandalesh korrupsioni. Protesta u thirr nga..

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Madrid për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez pas një sërë skandalesh korrupsioni.

Protesta u thirr nga shoqata spanjolle e Shoqërisë Civile, e cila tha se morën pjesë rreth 80,000 njerëz, shumë më tepër se vlerësimi i qeverisë prej 40,000, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Morën pjesë edhe udhëheqës nga Partia Popullore e opozitës dhe partia e ekstremit të djathtë Vox.

Tubimi ishte kryesisht paqësor, megjithëse një grup i vogël protestuesish u përpoqën të thyenin barrierat rreth rezidencës zyrtare të Sanchez, treguan pamjet televizive.

Policia tha se tre persona u arrestuan. Të paktën shtatë oficerë policie u plagosën në përleshjet me protestuesit.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports