Tentuan ta shpalosnin flamurin e tyre, arrestohen gjashtë serbë afër Manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të..

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për Klankosova.tv se gjatë kontrollimit të një grupi dyshohet se në posedim të njërit prej tyre është gjetur një flamur serb në një qese dore.

“Pas përfundimit të manifestimit, gjashtë qytetarë janë hasur në afërsi të manastirit, duke u ngjitur në kodër në drejtim të një kështjelle të vjetër të njohur si “Kalaja e Çikës”. Gjatë kontrollit, dyshohet se në një qese dore është gjetur një flamur”, ka thënë Bytyqi.

Rasti është trajtuar nga organet kompetente, ndërsa nuk raportohet për incidente të tjera gjatë ditës në atë zonë.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports