Konjufca përqeshi ish-presidenten Osmani me termin “frizerkë”, tash tenton të arsyetohet

Një video e ministrit të Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, i cili gjatë një tubimi në Ferizaj përdori termin “frizerkë” duke aluduar në ish-presidenten Vjosa..

Një video e ministrit të Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, i cili gjatë një tubimi në Ferizaj përdori termin “frizerkë” duke aluduar në ish-presidenten Vjosa Osmani, ka ngjallur shumë reagime.

Në atë tubim, një person i ulur në tavolinë bashkë me Konjufcën, militanti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valton Hasani, i thotë: “Tash me të shtatin na i pensionojmë. Me të tetin një lokal e gjejnë diku në qytet, na vyn me çelë një lokal sallon të ondulimit për frizerkat që i pensionojna”.

E Konjufca tha: “Qyre, kur jena te frizerkat”, dhe nis të qesh, bashkë me të pranishmit tjerë (video këtu).

Në rrjetet sociale ka kohë që ka nisur një fushatë kundër ish-presidentes Vjosa Osmani, ku në shumë raste e njëjta cilësohet si “frizerkë”, me tendencë denigrimi të figurës së saj.

Madje, ishte pikërisht personi që komenton para Konjufcës në tubimin në Ferizaj ai që në faqen e tij në Facebook, vazhdimisht Osmanit i referohet si “frizerkë”.

E Glauk Konjufca, përmes një reagimi në Facebook, u mundua të arsyetohet pas deklaratave të tij. Ai tha se nuk e kishte dëgjuar saktë pyetjen që i ishte bërë, ndonëse në video shihet se derisa militanti i LVV-së flet, dëgjohet vetëm ai dhe muzika e lokalit në sfond.

Për më tepër, ndonëse ministri në detyrë i Punëve të Jashtme qesh kur e përmend termin “frizerkë”, në postimin e tij thotë se i ka penguar termi i përdorur nga parafolësi.

“Në një tubim në Ferizaj, një pseudogazetar më ndërpreu dhe e përdori termin ‘frizere’. Pyetjen as që e dëgjova saktë për shkak të zhurmës dhe artikulimit. Ky term më pengoi dhe ia sqarova atij se shumë vajza e gra në popullin tonë e bëjnë këtë punë fisnike dhe e mbajnë familjen e tyre”, duke shtuar: “Pra, diskutimi im pati vetëm një qëllim specifik: vërejtjen time që një term i tillë të mos përdoret në mënyrë përçmuese”.

Ai thotë se diskutimi i tij nuk ka pasur të bëjë me Presidenten Osmani, duke fajësuar mediat se “kanë ndërtuar rrëfim të paqenë”.

“Asnjë diskutim imi nuk ka pasur të bëjë me Presidenten Osmani. Mediat qëllimkëqija, për kushedi çfarë kalkulimesh, e prenë vetëm termin ‘frizere’ dhe më pas ndërtuan rrëfimin e tyre të paqenë. Të gjithë ata që më njohin, e edhe vetë znj. Osmani, me të cilën kam bashkëpunim të gjatë dhe respekt të ndërsjellë, të cilin e ruaj edhe sot, e dinë qasjen time në politikë”.

Në fund, ai “kërkon” ndjesë. “Për çdo rast, të gjithë atyre që ky konstrukt i inxhinieruar i luftës speciale i ka lënduar, u kërkoj ndjesë”.

Për këtë ofendim pati shumë reagime, që mund t’i gjeni më poshtë:

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *