“Vdekja e Kalit” shfaqet sonte në Prishtinë në kuadër të ciklit “Netët e Filmit Shqiptar”

Mbrëmja e tretë e ciklit kulturor “Netët e Filmit Shqiptar”, do të zhvillohet sonte nga ora 20:00, në Kino Armata në Prishtinë. Në këtë mbrëmje..

1 minute

Read Time

Mbrëmja e tretë e ciklit kulturor “Netët e Filmit Shqiptar”, do të zhvillohet sonte nga ora 20:00, në Kino Armata në Prishtinë.

Në këtë mbrëmje do të shfaqet filmi artistik i regjisorit të njohur shqiptar Saimir Kumbaro, “Vdekja e Kalit” (1992).

Programi sjell një përzgjedhje të veçantë filmash nga autorë të mirënjohur të kinemasë shqiptare – Dhimitër Anagnosti, Xhanfise Keko, Saimir Kumbaro, Fehmi Hoshafi dhe Muharrem Fejzo – të cilët do të shfaqen për nxënësit e shkollave në Kosovë, poashtu edhe për publikun e gjerë filmdashës.

Ky cikël kulturor organizohet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe Kino Armata, dhe do të vijojë deri në nëntor 2025.

About the Author