Tri njohjet e fundit, nga Afrika në Lindjen e Mesme

Njohja e Kosovës nga Siria është e treta këtë vit, pas njohjeve nga dy shtete afrikane, Sudani dhe Kenia, në muajt mars dhe prill.

Me këtë njohje, Siria bëhet shteti i 120-të që e njeh pavarësinë e Kosovës, shkruan Klankosova.tv.

Lajmin e bëri të ditur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila theksoi se njohja u arrit gjatë një takimi trilateral mes Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud dhe presidentit të Sirisë, Ahmed al-Sharaa.

Dy njohjet tjera këtë vit

Sudani, një vend në verilindje të Afrikës, njohu pavarësinë e Kosovës më 12 prill 2025, ndërsa presidentja Osmani njoftoi se dy vendet do të krijojnë marrëdhënie diplomatike.

Po ashtu, Kenia e njohu pavarësinë e Kosovës më 26 mars, 2025, duke u bërë shteti i 118-të. Ishte ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ai që e dha lajmin, para se presidentja Osmani ta konfirmonte zyrtarisht njohjen nga homologu i saj kenian, William Ruto.

Cili shtet njohu Kosovën i fundit, para njohjeve të sivjetme?

Në vitin 2021, shteti i fundit që e njohu Kosovën ishte Izraeli, pas një marrëveshjeje të nënshkruar në Washington për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.

Para këtij zhvillimi, Kosova u njoh nga shtete si Barbadosi  më 15 shkurt 2018, Madagaskari më 24 nëntor 2017 dhe Bangladeshi më 27 shkurt 2017.

Njohje të tjera të rëndësishme për Kosovën janë bërë nga Singapori dhe Republika e Surinamit në vitin 2016, si dhe nga Niue, Cook Islands dhe shtetet e Karaibeve një vit më herët, pra në vitin 2015.

Në vitin 2014, Kosova mori katër njohje, kurse 8 i siguroi më 2013.

Shteti më i ri në Evropë siguroi nga 12 njohje në dy vitet paraprake, 2012 dhe 2011.

Ndërkohë, më 2010, Kosova u njoh nga tetë shtete, kurse më 2009, nga gjithsejtë 11 sosh.

E viti i shpalljes së pavarësisë do të mbetet ndër vitet që mëvetësinë e Kosovës e njohën më së shumti shtete – gjithsejtë 53.

Shtetet që nuk e njohin Kosovën

Pavarësisht këtyre njohjeve, Kosova vazhdon të përballet me sfida, sidomos me faktin se janë disa shtete në Bashkimin Evropian që po refuzojnë t’i bashkohen këtij 120-shit.

Shtetet si Greqia, Rumania, Spanja, Sllovakia dhe Qipro ende nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Përveç shteteve të BE-së, Kosova nuk është e njohur nga një numër të konsiderueshëm vendesh të mëdha, përfshirë Kinën, Indinë, Rusinë, e shtete tjera që janë nën ndikimin e tyre, si Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia, Moldavia, pastaj Argjentina, Vietnami, Venezuela, Uruguai, Korea e Veriut, Angola, Maroku, Ekuadori, e të tjera.

Nga pala serbe, pretendohet se disa shtete edhe kanë tërhequr njohjet e tyre të pavarësisë së Kosovës, por që në raste të caktuara, pretendimet e tyre janë demantuar.

Deri tani, Serbia pretendon se 13 shtete kanë hequr njohjen e Kosovës, përfshirë Sao Tome dhe Principe, Suriname, Guineja Bisao, Burundi, Liberia, Papua Guinea, Lesoto, Dominika, Grenada, Komorat, Ishujt Solomon, Madagaskari dhe Palau.

  • Të ngjashme:

    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
    • March 10, 2026

    Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

    Vazhdo lëximin...
    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
    • March 10, 2026

    Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

    Vazhdo lëximin...

    Ke humbur:

    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    • March 10, 2026
    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    • March 10, 2026
    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    • March 10, 2026
    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    • March 10, 2026
    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    • March 10, 2026
    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

    • March 10, 2026
    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës