Abdixhiku së bashku me Osmanin në takim me mësimdhënësit: Ku respektohet mësuesi, ndërtohet e ardhmja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku së bashku me bartësen e listës zgjedhore të partisë, Vjosa Osmani kanë zhvilluar takim me mësimëdhënës në..

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku së bashku me bartësen e listës zgjedhore të partisë, Vjosa Osmani kanë zhvilluar takim me mësimëdhënës në lagjen Dardania.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se në këtë takim u diskutua për sfidat e arsimit në vend duke potencuar vlerën e lartë që kanë mësuesit duke ndërtuar dije, karakter, kulturë dhe qytetari, raporton KlanKosova.tv.

“Kafen e mesditës e pimë në Dardani, me mësimdhënëse e mësimdhënës. Me njerëzit e profesionit më fisnik, që çdo ditë, larg zhurmës e pa bujë, mbajnë mbi supe një nga përgjegjësitë më të mëdha të shoqërisë sonë, edukimin e brezave të rinj”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kafen e mesditës e pimë në Dardani, me mësimdhënëse e mësimdhënës.

Me njerëzit e profesionit më fisnik, që çdo ditë, larg zhurmës e pa bujë, mbajnë mbi supe një nga përgjegjësitë më të mëdha të shoqërisë sonë, edukimin e brezave të rinj.

Folëm për shkollën, për sfidat e arsimit, për lodhjen e përditshme, por edhe për dashurinë që ata kanë për profesionin e tyre. Sepse mësuesi nuk ndërton vetëm dije. Ndërton karakter, kulturë, qytetari dhe të ardhmen e një vendi.

Folëm dhe për reformën e Jehonës, si model nacional i arsimit.

Kosova ka nevojë ta kthejë arsimin në prioritet të vërtetë kombëtar. Me më shumë mbështetje për mësimdhënësit, me kushte më të mira në shkolla dhe me dinjitetin që e meriton profesioni fisnik i mësuesit.

Sepse aty ku respektohet mësuesi, ndërtohet e ardhmja.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *