Sulmi ndaj ish-kreut të PD-së në Lezhë, reagon Ministria e Shëndetësisë: Është në gjendje stabile

Një ngjarje e paprecedentë ndodhi mbrëmjen e djeshme. Sokol Toma, ish-kryetari i PD në Lezhë, është sulmuar në mënyrë barbare nga disa persona, duke i..

Një ngjarje e paprecedentë ndodhi mbrëmjen e djeshme. Sokol Toma, ish-kryetari i PD në Lezhë, është sulmuar në mënyrë barbare nga disa persona, duke i shkaktuar fraktura në këmbë dhe një prerje në vesh.

Në lidhje me këtë incident të rëndë, ka reaguar në formë zyrtare Ministria e Shëndetësisë, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

“Pacienti S.T.  ndodhet në monitorim intensiv në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës me dëmtime në gjymtyrët e poshtëm dhe dëmtime të veshit. Është koshient dhe në gjendje e stabilizuar, do të vijojë të marrë trajtim në SUT”, shkruan Ministria e Shëndetësisë.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *