Kurti uron Ditën e Evropës: Mandatin e ardhshëm marrim statusin e kandidatit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Ditën e Evropës me një mesazh në të cilin ka theksuar rëndësinë historike të projektit evropian..

1 minute

Read Time

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Ditën e Evropës me një mesazh në të cilin ka theksuar rëndësinë historike të projektit evropian dhe domosdoshmërinë e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Duke cituar Robert Schumanin – “Evropa nuk do të bëhet menjëherë apo sipas një plani të vetëm. Ajo do të ndërtohet përmes arritjeve konkrete, të cilat së pari krijojnë një solidaritet de fakto” – Kurti ka kujtuar se Bashkimi Evropian lindi mbi rrënojat e Luftës së Dytë Botërore, si përgjigje ndaj nevojës ekzistenciale për paqe të qëndrueshme.

About the Author