Ish-deputeti i LDK-së dhe ish-kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri, ka bërë të ditur se në këtë proces zgjedhor nuk do të jetë kandidat për deputet, pavarësisht se thotë se është propozuar dhe ka pasur mbështetjen e plotë nga dega e tij në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Beqiri, përmes një reagimi publik, ka falënderuar anëtarët dhe simpatizantët për përkrahjen, duke e cilësuar Degën e I-rë “Kodra e Trimave” si “bastion” të LDK-së dhe një degë me histori, rezultate dhe krenari.














