Profesori Bardhyl Hasanpapaj i është bashkuar sot rrugëtimit politik të ish-presidentes Vjosa Osmani në kuadër të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Hasanpapaj ka treguar arsyet pse vendosi t’i bashkohet këtij rrugëtimi politik.
Ai tha se Kosova ka nevojë për stabilitet politik, sundim të ligjit dhe një politikë që shërben për qytetarët, e jo për sulme dhe denigrime.
“Me gjithë eksperiencën e punës që e kam në disa sfera të rëndësishme gjatë rrugëtimit tim, vendosa të veproj në këtë moment delikat për Kosovën, sepse besoj fuqishëm se vendi ka nevojë për stabilitet politik, për sundim të ligjit dhe respekt ndaj ligjit. Kosova ka nevojë për demokraci dhe që politika të mos përdoret vetëm për etiketime, sulme e denigrim të figurave të ndryshme, qofshin nga shoqëria civile, politika apo jeta publike, por të përdoret për të mirën e qytetarëve”, deklaroi Hasanpapaj.














