Punëtori 60-vjeç që u lëndua sot në Fushë-Kosovë, dërgohet në Mjekimin Intensiv Qendror

Pasditen e sotme, një punëtor ndërtimtarie, pësoi lëndime të rënda në kokë pasi ra nga kati i dytë i një ndërtese ku ishte duke punuar…

Pasditen e sotme, një punëtor ndërtimtarie, pësoi lëndime të rënda në kokë pasi ra nga kati i dytë i një ndërtese ku ishte duke punuar.

Sipas informacioneve të Klankosova.tv, i lënduari është një 60-vjeçar, i cili i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik si pasojë e lëndimeve.

Klan Kosova mëson se pacienti është dërguar fillimisht në Qendrën Emergjente, në gjendje të rëndë dhe jostabile, teksa pas ekzaminimeve dhe trajtimit, është dërguar në Mjekimin Intensiv Qendror (MIQ).

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin, duke theksuar se janë duke zhvilluar hetime së bashku me Inspektoratin e Punës. 

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports