Rasti i foshnjës në Ferizaj, sulmohet ekipi i Klan Kosovës (VIDEO)

Ekipi i Klan Kosovës ka raportuar sot gjatë gjithë ditës për rastin në Emergjencën e Ferizajt, ku dyshohet se një nënë ka privuar nga jeta..

Ekipi i Klan Kosovës ka raportuar sot gjatë gjithë ditës për rastin në Emergjencën e Ferizajt, ku dyshohet se një nënë ka privuar nga jeta foshnjën e saj të porsalindur.

Në një moment gjatë raportimit nga Prelezi i Muhaxherëve, ekipi i Klanit është sulmuar, ku një person ka thyer kamerën e tyre.

“Kemi raportuar gjatë tërë ditës, kanë ardhur këtu dhe e kanë thyer komplet kamerën e televizionit. Një veturë u ndal para veturës sonë, një person doli, e hapi bagazhin e veturës dhe nga aty nxori një shkop, shufër metalike, nuk dija saktësisht ka ishte, dhe me të iu drejtua kameramanit Arben Restelica, i cili ishte duke u bërë gati për transmetim direkt, dhe duke e lëshuar kamerën”, ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports