Një incident i papritur ka tronditur një restaurant kinez të specializuar në ushqime deti në Fuzhou, provinca Fujian. Javën e kaluar, akuariumi gjigant i peshqve u thye papritur, duke përmbytur dhomën e ngrënies dhe duke lëshuar dhjetëra peshq të gjallë në ambient.
Ngjarja, e filmuar nga kamerat e sigurisë, ndodhi ndërsa stafi ishte i zënë në kuzhinë dhe nuk mund të reagonte menjëherë. Disa klientë u panikuan kur peshqit filluan të notonin nëpër tavolina dhe dhoma, ndërsa stafi mbeti i hutuar përballë situatës.
Ende nuk ka informacion të detajuar për dëmet materiale që ka pësuar restauranti por pamjet tregojnë kaosin e shkaktuar nga shpërthimi i akuariumit dhe reagimin e tronditur të klientëve dhe stafit. /Gjurmuesi/









