Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, Behrami: Kjo gjykatë po ua kalon edhe atyre të ish-Jugosllavisë

Vendimi përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për 20 korrik. Ish-deputeti i..

Vendimi përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për 20 korrik.

Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami, në “Edicionin Special” të Klan Kosova, e ka kritikuar këtë vendim si të motivuar politikisht.

Ai tha se Gjykata Speciale nuk ka funksionuar si një gjykatë ndërkombëtare, hibride apo lokale, por sipas tij ka qenë një institucion “puro politik” që ka përndjekur politikisht krerët e UÇK-së.

“Ky është sërish një vendim politik i kalkuluar mirë, meqë Gjykata Speciale për një kohë të gjatë nuk funksionin si gjykatë, as ndërkombëtare, as hibride, as të nivelit të Kosovës, as të Ballkanit, por është një gjykatë puro politike, e cila në vazhdimësi është përkujdesur për t’i përndjekur politikisht krerët e UÇK-së, dhe ky vendim është politik dhe po bëhet për të disatën herë”, tha Behrami, transmeton Klankosova.tv.

Ai theksoi se “kjo gjykatë po ua kalon edhe gjykatave të ish-Jugosllavisë së Titos”.

Ish-deputeti tha se shtyrja e këtij verdikti do ta rrisë mosbesimin e qytetarëve që kanë ndaj kësaj gjykate.

Madje, Behrami tha se nuk ka gjykatë në botën demokratike që mban në paraburgim qytetarët kaq gjatë.

“Madje, edhe në Rusi është 3-4 vjet që i paraburgosuri është mbajtur në paraburgim”, shtoi ai.

Më tutje, Behrami tha se kjo shtyrje e verdiktit është “shtyrje politike, ndërlidhet me fushatën zgjedhore, dhe ata nuk duan të ndërhyjnë në një fushatë zgjedhore”.

“Por, drejtësia duhet të jetë e verbër para ngjarjeve politike”.

Ndiqeni deklarimin e Behramit:

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports