Një seri ngjarjesh të rëndë ka tronditur vendin sot, me tre vrasje të ndodhura në Durrës, Tiranë dhe Berat brenda pak orësh. Sipas informacioneve nga policia, të gjitha krimet kanë lidhje me konflikte të çastit dhe motive të dobëta.
Në Durrës, një 25-vjeçar me probleme të shëndetit mendor, Marian Kodheli, vrau babanë e tij, Pjetër Kodheli, 69 vjeç, në banesën e tyre në fshatin Shkallnur. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, dhe autori u arrestua menjëherë nga policia.
Ndërsa në Tiranë, një sherr mes dy kolegësh në një lokal pranë Komunës së Parisit përfundoi tragjikisht. Filip Shehi, 42 vjeç, goditi me thikë Indrit Ismaillarin, 34 vjeç, i cili humbi jetën pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta shpëtuar. Shehi është arrestuar dhe ka deklaruar se konflikti nisi për shkak të bullizimit.
Rreth orës 15:10, në Berat, një tjetër ngjarje e dhunshme ndodhi në lagjen e Kalasë. Kristo Mema, 63 vjeç, vrau me thikë Keli Hoxhën, 42 vjeç, i cili ishte në qytet për të vizituar kalanë. Sipas raportimeve, konflikti ka nisur për një kalë që autori ofronte për shëtitje turistësh.
Policia vijon hetimet për të gjitha rastet dhe ka shprehur angazhimin për të parandaluar ngjarje të ngjashme. /Gjurmuesi/







