Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës çdo foshnje e sapolindur do të regjistrohet digjitalisht përmes platformës e-Kosova, pa nevojë për procedura fizike apo zyra civile.
Ky shërbim kryhet nga administrata brenda dhomave të lehonave dhe është pilotuar në Gjilan e Ferizaj, me synim shtrirjen në të gjitha maternitetet në vend, me mbështetje nga Gjermania.
Platforma përfshin evidenca të rëndësishme si kartela e vaksinimit dhe është pjesë e zhvillimit të Sistemit Informativ Shëndetësor që synohet të përmbyllet brenda 3 viteve.
Për më shumë detaje, ndiqeni kronikën;














