SBASHK paralajmëron padi ndaj ministrit Murati për mungesë funksionimi në Këshillin Ekonomiko-Social

Pas disa vitesh pa funksionim të Këshillit Ekonomiko-Social, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) ka paralajmëruar veprim ligjor kundër ministrit..

1 minute

Read Time

Pas disa vitesh pa funksionim të Këshillit Ekonomiko-Social, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) ka paralajmëruar veprim ligjor kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati.

Nënkryetari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, ka bërë të ditur se sindikata tashmë është në proces përgatitjeje të padisë, duke theksuar se kjo nismë vjen si pasojë e neglizhencës institucionale për funksionalizimin e Këshillit.

Sipas tij, SBASHK-u është në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili po ofron asistencë ligjore falas për përgatitjen e rastit. “Jemi duke u konsultuar me juristët e IKD-së dhe presim që gjatë javës së ardhshme ta finalizojmë padinë,” ka deklaruar Ymeri.

Ai shtoi se mungesa e funksionimit të Këshillit Ekonomiko-Social për gati tre vjet ka ndikuar negativisht në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë, duke e cilësuar këtë si dështim të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Financave.

“Këshilli do të duhej të ishte mekanizëm i dialogut ndërmjet qeverisë, punëtorëve dhe punëdhënësve. Mosfunksionalizimi i tij ka lënë shumë çështje të pazgjidhura dhe ka dëmtuar ndjeshëm interesat e të punësuarve,” ka theksuar Ymeri.

SBASHK-u pritet që brenda ditëve në vijim ta dorëzojë zyrtarisht padinë kundër ministrit Murati, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për mosveprimet që, sipas sindikatës, kanë penguar përfaqësimin dhe dialogun social në vend. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports