Vendim i orëve të vona, Qeveria emëron bordin e SHSKUK-së – kjo është përbërja (VIDEO)

Qeveria në detyrë në mbledhjen elektronike të mbajtur sonte ka miratuar vendimin për emërimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës…

Qeveria në detyrë në mbledhjen elektronike të mbajtur sonte ka miratuar vendimin për emërimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Burime të gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka mësojnë se përbërja e bordit të ri të SHSKUK-së që u miratua sonte është: Faik Shatri, përfaqësues nga QKUK, Tetore Olloni – përfaqësuese nga QKSUK, Ardita Baraku – përfaqësuese nga IKShPK,  Osman Hajdari – përfaqësues nga Spitalet e Përgjithshme, Mentor Sadiku, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë.

Pjesë e këtij bordi është edhe Vjollca Zeqiri nga kujdesi parësor.

Ndërkaq, njëra nga anëtaret: Tetore Olloni përpos në këtë përbërje të re ishte edhe pjesë e bordit paraprak.

Klan Kosova ka raportuar rreth zhvillimeve rreth Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *