Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar deklarimin e Feride Rushitit, tashmë ish-kandidates së LVV-së për presidente.
Në paraqitjen e saj para mediave, e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, Rushiti tha se nuk e ka ndjerë se ka qenë pjesë e kalkulimeve politike.
Por Kelmendi, që është edhe autor i emisionit Rubikon në Klan Kosova, në një postim në Facebook tha se ky deklarim i saj u bë derisa në anën e saj të majtë qëndronte kryetari i LVV-së, Albin Kurti
“Zonja Feride Rushiti sapo tha: Po të mendoja se do të isha pjesë e kalkulimeve politike (partiake) nuk do të isha këtu. Ndërkohë, në anën e saj të majtë e ka kryetarin e një partie politike, Albin Kurtin. Nejse, i ra karate! Natën e mirë”, tha Kelmendi.














