Votimi i presidentit, Ambasada gjermane: Palët të veprojnë në përputhje me Kushtetutën

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë është deklaruar rreth procesit të votimit të presidentit të ri të vendit. Zëdhënësja Catalina Heine, në një përgjigje për Klankosova.tv..

1 minute

Read Time

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë është deklaruar rreth procesit të votimit të presidentit të ri të vendit.

Zëdhënësja Catalina Heine, në një përgjigje për Klankosova.tv ka deklaruar se Berlini zyrtar pret që të gjitha palët të veprojnë në përputhje me Kushtetutën.

“Ne po ndjekim procesin në vazhdim dhe presim që të gjitha palët e interesuara të veprojnë në përputhje me kushtetutën”, ka thënë Heine Klankosova.tv.

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, e ka shtyrë seancën për votimin e presidentit për në orën 19:00.

Ndonëse pa praninë e 2/3-tave të deputetëve, Haxhiu kishte lejuar që të zhvillohet raundi i parë i votimit ku kanë marrë pjesë vetëm 64 deputetë.

Prej 64-ve sa morën pjesë në votim, 63 vota kanë qenë për kandidaturën e Feride Rushitit dhe një votë e pavlefshme.

Një seancë në tentativë për t’i dhënë fund këtij procesi do të zhvillohet edhe sonte nga 0ra 19:00.

Ndërkaq, afati i fundit për zgjedhjen e  shefit të shtetit bazuar në Kushtetutën e Kosovës është sonte në orën 00:00.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports