Adriatik Kelmendi: FAKE NEWS – në Rubikon nuk është publikuar asnjë sondazh

Autori i emisionit Rubikon në Klan Kosova, gazetari Adriatik Kelmendi, ka demantuar publikimet për gjoja një sondazh të realizuar në emisionin e tij. Përmes një..

Autori i emisionit Rubikon në Klan Kosova, gazetari Adriatik Kelmendi, ka demantuar publikimet për gjoja një sondazh të realizuar në emisionin e tij.

Përmes një reagimi publik, Kelmendi këto pretendime i quajti “fake news”.

“Njoftim me rëndësi: FAKE NEWS! Në Rubikon nuk është publikuar asnjë sondazh këto ditë. Disa grafika që po qarkullojnë janë të rreme, qëllimisht të montuara që të duken kinse janë shfaqur në Rubikon”.

“Lajmet nga Rubikon gjithmonë verifikojini në faqet zyrtare të Klan Kosovës dhe të emisionit”, deklaroi Adriatik Kelmendi.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *