“Kurti s’është i interesuar të qeverisë”, Sejdiu: LDK-në e sulmon për vota, PDK-në me Lushtakun (VIDEO)

Analisti politik Dardan Sejdiu, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti, për sulmet ndaj partive opozitare. Sejdiu në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka shpjeguar strategjinë e Kurtit sidomos ndaj PDK-së e LDK-së. “LDK-në e sulmon për elektorat, ia lë fajin për zgjedhje. Ndërsa për ta mirëmbajtur naracionin e atyre që e kanë…

1 minute

Read Time

Analisti politik Dardan Sejdiu, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti, për sulmet ndaj partive opozitare.

Sejdiu në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka shpjeguar strategjinë e Kurtit sidomos ndaj PDK-së e LDK-së.

“LDK-në e sulmon për elektorat, ia lë fajin për zgjedhje. Ndërsa për ta mirëmbajtur naracionin e atyre që e kanë shkatërruar vendin për 20 vjet e përdor Sami Lushtakun. Sami Lushtakun e ka emëruar të përbashkët të 20 viteve të fundit. Nuk e konkretizon çka saktësisht”, deklaroi Sejdiu.

“Z. Kurti nuk është i interesuar për të qeverisur përderisa e ka “Thembrën e Akilit” në Ohër”, deklaroi ai.

Sipas tij, ka mundësi që vendi të shkojë “në zgjedhje çdo 6 muaj”.

About the Author