Plagoset me mjet të mprehtë një 15-vjeçar në Korçë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Bulgarec, në Korçë, ku një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës pas një konflikti për..

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Bulgarec, në Korçë, ku një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës pas një konflikti për motive të dobëta me një bashkëmoshatar.

I mituri është transportuar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve për A2 CNN, ai ka marrë tre plagë, dy në shpinë dhe një në vesh.

Deri tani janë shoqëruar dy persona, ndërsa vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e rastit.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *