Sot u bë përurimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, një ngjarje në të cilën morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, e cila ndoqi ngjarjen nga afër, ia kujtoi Kurtit një problem të rëndësishëm që ka prekur klinikën gjatë muajve të fundit, mungesën e stentave.
Ajo i tërhoqi vëmendjen kryeministrit se për rreth një muaj, stentat nuk ishin të disponueshme për trajtimin e pacientëve, një çështje për të cilën ka raportuar disa herë.
Megjithatë, ndërsa gazetarja e ngriti këtë çështje, shefi i qeverisë nuk iu përgjigj.
“Sot ia rikujtova kryeministrit Albin Kurti që kanë munguar stentat për një muaj, meqë ngjarja e ‘suksesit’ u zhvillua në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK”, u shpreh gazetarja.
Gjatë muajit mars, gazetarja Uka raportoi për mungesën e stentave në këtë Klinikë, ndërsa edhe gjatë prillit kur QKUK-ja nisi të stabilizohej sa i përket furnizimit.














