Nënshkruhet marrëveshje mes Prince Caffe dhe Fakultetit të Arteve për studentët

Prince Caffe, në kuadër të Devolli Corporation, dhe Fakulteti i Arteve në Universitetin e Prishtinës kanë zyrtarizuar një partneritet këtë të mërkurë që synon të..

Prince Caffe, në kuadër të Devolli Corporation, dhe Fakulteti i Arteve në Universitetin e Prishtinës kanë zyrtarizuar një partneritet këtë të mërkurë që synon të sjellë në jetë talentin e studentëve përmes koleksioneve unike të dedikuara për brendin e kafesë.

Ky projekt parasheh një garë krijuese, ku punimet më të spikatura do të bëhen pjesë e produkteve të Prince Caffe dhe do të shpërndahen në tregun vendor dhe rajonal.

Adriatik Kelmendi, anëtar i Bordit në Devolli Corporation, tha se qëllimi është promovimi i artit vendor dhe përfshirja e studentëve në produkte “Made in Kosova”.

“Që t’u japim një mundësi që një nga produktet më cilësore ‘Made in Kosova’ të jenë edhe prodhimet e tyre përveç stimulimit financiar, edhe përmes hapësirës së ekspozimit”, u shpreh Kelmendi.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *