Policia në Prishtinë gjatë ditës së hënë ka arritur të arrestojë tre të dyshuar për vjedhje.
Bazuar në njoftimin zyrtar të policisë, rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme dhe falë punës hetimore dhe operacionale të zyrtarëve nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit është arritur identifikimi dhe arrestimi i tre personave nën dyshimin për vjedhjen e një sasie të naftës, transmeton Klankosova.tv.
Në pranga kanë rënë:V.I, 36 vjeç, D.K, 21 vjeç dhe R.K, 23 vjeç.
Të dyshuarit janë intervistuar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.














