Shumë prej atyre që merren me drejtësi e ligje në Këshillin Prokurorial u larguan nga ky institucion viteve të fundit.
Numri që tashmë ka shkuar në 16 është shqetësues për ata që merren me këtë fushë e që thonë se arsyet për këtë s’janë gjithmonë veç personale, raporton Klan Kosova.
Ndonëse po thuhet se ka përmirësime, duhet ende punë në rregullimin e mekanizmave që këta të rrinë në sistem.
Andaj po kërkohet me urgjencë që me këtë çështje të merren seriozisht Kryeprokurori i Shtetit, ndonëse edhe vetë është ushtrues detyre.














