Futbollistët e Kombëtares së Kosovës kanë nisur përgatitjet për ndeshjen kyçe të play-offit për Kupën e Botës, ku do të përballen me Sllovakinë.
Takimi zhvillohet në Bratislavë më 26 mars me fillim nga ora 20:45, dhe fituesi i këtij dueli do të sigurojë biletën për finalen e play-offit për kualifikim në Kupën e Botës.
Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një video ku shihen lojtarët në disponim të mirë, duke treguar optimizëm dhe gatishmëri para sfidës së së enjtes.
Në rast se Dardanët fitojnë ndaj Sllovakisë, në finalen e play-offit do të përballen me fituesin e duelit tjetër midis Rumani-Turqi.














